Ministria në detyrë i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla është duke qëndruar në Stambol ku u prit nga homologu i tij, Mustafa Çiftçi, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se e ka falenderuar Turqinë për kontributin e saj në sigurinë rajonale dhe stabilitetin në Kosovë, përmes angazhimit në misionin KFOR dhe bashkëpunimit të ngushtë me Policinë e Kosovës. “Vlerësova lartë partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme, veçanërisht në ngritjen e kapaciteteve profesionale të Policisë së Kosovës përmes trajnimeve dhe bashkëpunimit operacional.
Diskutuam gjithashtu avancimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë përfshirë furnizimin me pajisje moderne për Policinë e Kosovës dhe mundë