Trump kërcënon të ndalojë prodhuesin kanadez të aeroplanëve Bombardier nga shitja në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar prodhuesin kanadez të avionëve Bombardier me përjashtim nga tregu amerikan, nëse kompania nuk nis prodhimin në Shtetet e Bashkuara. Në një postim në rrjetin e tij Truth Social, Trump deklaroi prerazi: “Nuk ka më shitje të Bombardier në Shtetet e Bashkuara”. Presidenti amerikan kritikoi gjithashtu cilësinë e produkteve të kompanisë dhe pretendoi se Bombardier përfiton nga tregu amerikan, duke përmendur blerësit, kompanitë, aeroportet dhe shërbimet amerikane.

“Nëse duan tregun tonë, duhet të prodhojnë këtu dhe të ndalojnë së trajtuari Amerikën si një ‘bankomat’”, shkroi Trump, transmeton Telegrafi. Kjo nuk është hera e parë që presidenti amerikan kërcënon Bombardier. Në janar, ai paralajmëroi tarifa deri në 50% për avionët e kompanisë të shitur n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *