Donald Trump kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Jimmy Kimmel nga ABC dhe Disney, pas një komenti të moderatorit për Melania Trump që ka shkaktuar reagime të ashpra. Vetëm disa orë pasi Melania reagoi në platformën X duke kërkuar që ABC “të marrë qëndrim” ndaj sjelljes së Kimmelit, Trump publikoi një mesazh edhe më të drejtpërdrejtë në rrjetin e tij ‘Truth Social’. “Jimmy Kimmel, i cili nuk është aspak qesharak, siç e tregojnë edhe shikueshmëritë e dobëta të emisionit të tij, bëri një deklaratë tronditëse”, shkroi Trump.
Deklarata e Trump Ai shtoi se Kimmel kishte shfaqur një video të manipuluar ku dukej sikur Melania dhe djali i tyre Barron ndodheshin në studio, gjë që sipas tij nuk ishte e vërtetë. Trump citoi më tej komentin e Kimmelit: “Zonja e Parë Melania është këtu. Shik