Presidenti amerikan Donald Trump ka parashikuar se lufta me Iranin do të përfundojë “menjëherë pas” zgjedhjeve afatmesme amerikane në nëntor, duke pretenduar se Teherani po përpiqet të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve, por nuk do të jetë në gjendje t’i rezistojë më gjatë presionit ekonomik të SHBA-së. “Unë mendoj se lufta do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve, sepse ata nuk mund të rezistojnë më. Ata janë të dëshpëruar dhe po përpiqen të ndikojnë në zgjedhje”, deklaroi Trump të mërkurën para se të nisej drejt Dallasit për Konventën Kombëtare Republikane.
Lufta mes SHBA-së dhe Iranit tashmë ka hyrë në muajin e shtatë, ndërsa deri tani nuk ka shenja të qarta për një përfundim të afërt të konfliktit, transmeton Telegrafi. Tensionet janë përshkallëzuar sërish të mërkurën, kur Irani tha s