Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë negociatat me Iranin, pavarësisht se të dyja palët pretendojnë se kanë shkëmbyer zjarr në dhe rreth Ngushticës së Hormuzit. Duke folur në Uashington, presidenti amerikan u mburr se SHBA-ja “e ka goditur fort” Iranin dhe përsëriti pretendimin e tij të mëhershëm se forcat amerikane kanë fundosur disa anije iraniane. Sa i përket bisedimeve për paqe, lideri amerikan tha se Teherani dhe Uashingtoni ende po negociojnë, por pretendoi se Irani është “vërtet në fund të rrugës”, shkruan skynews .
Tensione të reja në Lindjen e Mesme – GJITHÇKA, MINUTË PAS MINUTE “Plani është shumë i thjeshtë. Irani nuk mund të ketë armë bërthamore, nuk mund të ketë bombë bërthamore dhe nuk do ta ketë. Ata janë pajtuar me këtë, tani mbetet të shihet n