U martuan mes ujërave, çiftin filipinas nuk e ndalin as përmbytjet

Një çift në Filipine i thanë “po” njëri-tjetrit, pavarësisht përmbytjeve të mëdha që kishin pushtuar kishën ku zhvillohej ceremonia. Leian Lieza Galang dhe Gilbert Chico u martuan në kishën Saint John the Baptist në qytetin Hagonoy, në veri të Manilës, ndërsa uji kishte arritur deri në bel. Nusja, e veshur me fustan të bardhë, hyri me kujdes në ujërat e turbullta duke mbajtur buqetën me lule të bardha.

Edhe dhëndri mbërriti me kostum, ndërsa të dy thanë se nuk u shqetësuan që rrobat u lagën. Prifti zhvilloi një ceremoni të shkurtuar, pasi kisha kishte qenë pjesërisht nën ujë për gati një muaj. Edhe pse çifti ishte këshilluar ta shtynte dasmën, ata vendosën të vazhdonin.

“Ne e donim njëri-tjetrin. Asgjë nuk mund ta ndalte bashkimin tonë”, tha çifti. Në ceremoni morën pjesë më pak se 15 pers

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *