Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit të substancave narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll fizik një autobus me udhëtarë dhe kanë kryer kontrolle të automjetit dhe bagazheve. Gjatë intervistimit, njëri prej udhëtarëve, i pyetur nga zyrtarët doganorë nëse kishte ndonjë mall apo send për të deklaruar, nuk ka deklaruar asgjë.
“Megjithatë, gjatë kontrollit fizik të çantës së krahut të udhëtarit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një qese plastike që përmbante një substancë të dyshuar si narkotike. Pas peshimit, sasia e substancës së dyshuar ka rezultuar të jetë 2.162 kilogramë marihuanë. Në kuadër të kontrollit të mëtejshëm, autobusi ë
Topics: #dhe #autobus #dogana