UEFA e butë ndaj Crvena Zvezdës: Ky është ndëshkimi për glorifikimin e kriminelit Ratko Mladic në një ndeshje evropiane

Crvena Zvezda është dënuar nga UEFA për sjelljen e tifozëve të saj gjatë ndeshjes në Pilsen, ndërsa klubi serb nuk do të mund të llogarisë në mbështetjen e tifozëve në ndeshjen e ardhshme evropiane jashtë fushe. Komisioni Disiplinor i UEFA-s mori vendimin pas procedurës së nisur për shkak të mesazheve dhe sjelljes së grupit të tifozëve “Delije” gjatë ndeshjes. Dënimi kryesor është ndalimi i shitjes së biletave për tifozët e Crvena Zvezdës për ndeshjen e ardhshme jashtë fushe në garat evropiane.

Megjithatë, klubi serb ka shmangur një masë edhe më të rëndë, pasi UEFA nuk ka urdhëruar mbylljen e tribunave të stadiumit “Rajko Mitić” për ndeshjet e fazës së parë të Ligës së Konferencës. UEFA ka aktivizuar edhe një dënim me kusht që Crvena Zvezda e kishte marrë në prill të vitit 2025 për shkak t

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *