56 studentë të Akademisë së Sigurisë në Sauk u helmuan më 7 maj, aq sa përfunduan në spital. Pas ngjarjes, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) nisi hetimet në bashkëpunim me institucionet përkatëse për të zbardhur shkaqet. Sipas AKU-së , janë marrë mostra ushqimesh të dyshuara, të cilat janë dërguar për analizë në laboratorin e ISUV, ndërsa rezultatet pritet të dalin në ditët në vijim.
Gjithashtu, është marrë edhe kampioni i ujit të rrjetit për analiza mikrobiologjike. Në terren po vijojnë verifikimet edhe nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH). Për të hetuar më tej situatën, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka marrë mostra edhe nga ambientet ku përgatitet ushqimi, për të vlerësuar kushtet e higjienës.
Edhe këto rezultate pritet të bëhen publike pas përfundimit të analizave