“Vetë ia ka nisur dhe vetë po i hedh benzinë”, Amarildo i përgjigjet Drilonit dhe paralajmëron përballjen në ring

Përplasja mes dy boksierëve shqiptarë, Amarildo Bakaj dhe Drilonit, është rikthyer në vëmendje pas deklaratave të këtij të fundit në intervistën e tij për Prive by Liberta Spahiu. Driloni deklaroi se Amarildo kishte qenë i pari që e kishte kontaktuar në rrjetet sociale me tone kërcënuese, ndërsa tha se është i gatshëm të përballet me të në ring. Pas këtyre deklaratave, Amarildo ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një video nga koha kur Driloni ishte pjesë e “Big Brother VIP Kosova”.

Në video dëgjohet Driloni duke thënë se i ka rrahur të gjithë shqiptarët në Gjermani. Amarildo ka sqaruar se, sipas tij, nuk e kishte kërkuar një ndeshje me Drilonin, por kishte reaguar pasi shqiptarët i kishin dërguar videon me deklaratën e tij. View this post on Instagram A post shared

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *