Gjykata Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me inicialet Q.S., i dyshuar për veprën penale “vrasje”. Sipas komunikatës së gjykatës, masa është aprovuar pas kërkesës së Prokuroria Themelore në Gjakovë. Në njoftim thuhet se ngjarja ka ndodhur më 5 maj 2026, rreth orës 02:30, në rrugën “Mbretëresha Teuta” në Gjakovë.
“Me dashje dhe me mjet të mprehtë – brisk ka privuar nga jeta tani të ndjerin R.B. nga Gjakova”, thuhet në komunikatë. Sipas Prokurorisë, konflikti kishte nisur pas një mosmarrëveshjeje të çastit derisa të përfshirët ndodheshin në një automjet të tipit Skoda.
Vritet me thikë një person në Gjakovë “Papritmas fillojnë fjalosjen në mes të pandehurve Q.S. dhe G.I., dalin nga automjeti dhe ashtu duke u fjalosur, fil