Derisa kanë mbetur më pak se 24 orë afat për zgjedhjen e presidentit dhe në rast se nuk ndodh kjo vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare nga institucioni i cili e organizon procesin zgjedhor deklarojnë se mbajtja e një procesi të ri zgjedhor në një interval të shkurtër kohor pas zgjedhjeve të fundit përbën një sfidë të madhe. Madje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka as buxhet të ndarë për organizimin e zgjedhjeve të mundshme. Megjithatë, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi për KosovaPress thekson se KQZ-ja mbetet e obliguar të veprojë në përputhje me mandatin e saj kushtetues dhe ligjor, duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar mbarëvajtjen e çdo procesi.
“Mbajtja e një tjetër procesi zgjedhor në një interval kaq të shkurtër kohor p