Muslija i nënshtrohet me sukses operimit pas këputjes së ligamentit

Florent Muslija i është nënshtruar me sukses operacionit pas lëndimit të rëndë që pësoi me Fortuna Dusseldorfin, duke këputur ligamentin e gjurit. Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit, duke i uruar reprezentuesit të Kosovës shërim sa më të shpejtë. “Florent Muslija u operua me sukses në ligamentin e kryqëzuar.

Të urojmë shërim të shpejtë nga zemra, Mukki”, ka shkruar faqja e klubit gjerman. Muslija pësoi dëmtimin serioz në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes në shtëpi ndaj Holstein Kiel, ku incidenti ndodhi në pjesën e dytë. Pas ekzaminimeve, u konfirmua se bëhej fjalë për këputje të ligamentit të kryqëzuar, dëmtim që e mbyll para kohe sezonin për të.

Ky ishte një lajm i rëndë jo vetëm për futbollistin, por edhe për Fortuna Dusseldorfin, duke pasur parasysh rëndësinë e tij në skuadër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *