Aktivitetet për ditën e Policisë, ASH: VLEN-i hesht, shqiptarët përjashtohen

“Skandali në Ditën e Policisë është dëshmi e qartë se në këtë qeveri shqiptarët nuk trajtohen si të barabartë. Në listën e 12 policëve më të mirë nuk figuron asnjë shqiptar, ndërsa në aktivitetin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk u pa asnjë shkronjë në gjuhën shqipe. Sipas raportimit të Alsat, ceremonia u zhvillua pa mbishkrime në shqip, pa adresim në shqip dhe pa përfaqësim shqiptar në mesin e policëve të dekoruar”, reagojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Sipas tyre kjo nuk është rastësi, por është përjashtim politik dhe institucional. Ata pyesin VLEN-in se për çfarë janë në Qeveri, nëse nuk arrijnë të mbrojnë as gjuhën shqipe, as dinjitetin e policëve shqiptarë. “Shqiptarët shërbejnë çdo ditë në uniformë, rrezikojnë jetën, kontribuojnë në rendin publik dhe mb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *