Kreu i OBSH-së u ka shkruar banorëve të Tenerifes për t’i siguruar ata se “ky nuk është një tjetër COVID-19”. “E di që jeni të shqetësuar”, shkroi Tedros Adhanom Ghebreyesus në letrën e hapur. “E di që kur dëgjoni fjalën ‘shpërthim’ dhe shikoni një anije që lundron drejt brigjeve tuaja, shfaqen kujtime që asnjëri prej nesh nuk i ka harruar plotësisht.
Dhimbja e vitit 2020 është ende reale dhe unë nuk e shpërfill atë për asnjë moment”, shtoi ai. Shefi i OBSH-së theksoi se rreziku aktual i shëndetit publik nga virusi “mbetet i ulët”. “Ky është vlerësimi i OBSH-së dhe ne nuk e bëjmë atë lehtë”, vazhdoi Ghebreyesus.
To the people of Tenerife, My name is Tedros, and I serve as the Director-General of the @WHO , the @UN agency responsible for global public health. It is not common for me to writ
Topics: #nuk #obsh #covid