AAK-ja zgjedh kryetarin e ri në degën e Kamenicës

AAK-ja zgjedh kryetarin e ri në degën e Kamenicës Lajme Gazeta Express 10/05/2026 7:30 Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Aleancës në Kamenicë, ku është zgjedhur kryetari i ri i degës, Labinot Skoverqani. Gjini vlerësoi rolin e Aleancës në Kamenicë, duke theksuar se dega ka qenë gjithmonë një faktor i rëndësishëm politik, ku sipas tij ka përfaqësuar me dinjitet interesat e qytetarëve dhe vlerat e subjektit. Ai falënderoi kryetarin e deritanishëm, Faton Jakupi, dhe strukturat e degës për angazhimin dhe punën e bërë ndër vite në shërbim të komunitetit.

“Labinoti është një nga kuadrot tona që, ndonëse i ri në moshë, zotëron përvojën e duhur politike për ta çuar Aleancën përpara”, ka deklaruar Gjini. Sipas tij, Aleanca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *