Trajneri Pep Guardiola ka theksuar se Manchester City duhet të mendojë vetëm për fitore në ndeshjet e mbetura, teksa gara për titullin në Ligën Premier me Arsenalin ka hyrë në fazën vendimtare. Pas fitores 3-0 ndaj Brentford, trajneri spanjoll pranoi se City nuk e ka më gjithçka në duart e veta dhe se ekipi është i varur edhe nga një hap fals i Arsenalit, por insistoi se skuadra e tij mund të përqendrohet vetëm te rezultatet e veta. “Nuk është në duart tona tani.
Ata duhet të humbasin pikë, por e vetmja gjë që mund të bëjmë ne është të fitojmë sërish të mërkurën”, deklaroi Guardiola. Ai u ndal edhe te vështirësia e këtij rrugëtimi, duke kujtuar se City vazhdon të jetë në garë edhe në fronte të tjera, ndërsa kalendari është i ngarkuar. “Kalendari ynë është shumë kërkues.
Janë vetëm dy javë