Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se mendon që konflikti i Rusisë me Ukrainën po i vjen fundi, duke iu drejtuar gazetarëve pas një parade ushtarake të reduktuar në Moskë që shënonte fitoren sovjetike në Luftën e Dytë Botërore. “Mendoj se çështja po i vjen fundi”, tha ai, duke iu referuar “operacionit special ushtarak” në Ukrainë, ndërsa dënoi mbështetjen perëndimore për qeverinë e Kievit, transmeton Telegrafi. Paradës vjetore të Rusisë i mungonte shfaqja e zakonshme e tankeve dhe raketave, për shkak të shqetësimeve të sigurisë, pasi autoritetet kishin frikë se Ukraina mund të synonte Sheshin e Kuq me dronë.
Një armëpushim i minutës së fundit midis Moskës dhe Kievit, i ndërmjetësuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, uli rrezikun e çdo sulmi dhe parada kalo