Një nga figurat më të njohura të botës së krimit në Ballkan, boshnjaku Nermin C., themelues i grupit të ndaluar në Gjermani United Tribuns, është liruar në Bosnjë-Hercegovinë vetëm pak javë pasi u ekstradua nga Zvicra. Siç raporton gazeta “SonntagsBlick”, ai konsiderohej nga autoritetet si një prej personave më të rrezikshëm të krimit të organizuar në Evropë dhe akuzohet për përfshirje në një rrjet ndërkombëtar prostitucioni dhe trafikimi njerëzor. Hetuesit zviceranë dyshojnë se ai kishte joshur edhe një vajzë të mitur nga Zvicra për ta shtyrë në prostitucion, transmeton Telegrafi.
Nermin C. kaloi rreth tre vjet e tetë muaj në burgjet zvicerane, derisa më 31 mars 2026 u ekstradua drejt Bosnje-Hercegovinës, pas një kërkese të autoriteteve boshnjake. Megjithatë, vetëm pak javë më vonë, një g