Trump dërgon të dërguarit në Moskë, Zelensky ndalon sulmet në Rusi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dërguar të dërguarin e posaçëm Steve Witkoff dhe dhëndrin e tij, Jared Kushner, në një mision diplomatik në Moskë dhe Kiev, me synimin për të avancuar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Trump deklaroi se dy negociatorët amerikanë po udhëtojnë me një propozim për paqe. “Ata po sjellin me vete një propozim për t’i dhënë fund luftës”, tha presidenti amerikan, pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e planit.

Sipas planit të raportuar, Witkoff dhe Kushner pritet të takohen fillimisht me zyrtarë rusë në Moskë dhe më pas të udhëtojnë drejt Kievit. Kjo do të jetë vizita e parë e tyre në kryeqytetin ukrainas, ndërsa të dy kanë zhvilluar më parë takime në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin. Misioni diplomatik zhvillohet në një moment kur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *