Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, nuk do të jetë më kryetar i degës së Guxo-s në Mitrovicë. Peci ka njoftuar se drejtimin e degës së kësaj partie nga tani e tutje do ta marrë Enis Osmani, të cilit i ka uruar sukses në konsolidimin e mëtejshëm të subjektit politik. Në një postim në Facebook, Peci ka falënderuar strukturat e Guxo-s në Mitrovicë për bashkëpunimin gjatë katër viteve, periudhë gjatë së cilës, përveç bashkëkryetar, ai ka drejtuar edhe degën e partisë.
“Për 4 vite, përveç bashkëkryetar, drejtova edhe degën e GUXO-s në Mitrovicë. Nga zemra, faleminderit për punën, përkushtimin e angazhimin e përbashkët”, ka shkruar Peci. Ai ka përmendur edhe rezultatin e Guxo-s në zgjedhjet e fundit për Kuvendin Komunal, ku, sipas tij, subjekti doli i treti në garën për asamble.
Peci k