Përballja për Grenlandën, von der Leyen zbarkon në ishull me premtim për miliona euro

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po viziton Grenlandën, ndërsa Bashkimi Evropian po sinjalizon mbështetje të vazhdueshme për ishullin përballë thirrjeve të përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump që SHBA-ja ta marrë nën kontroll. Gjatë vizitës, von der Leyen pritet të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët mes BE-së dhe Grenlandës, territor autonom i Danimarkës. Trump ka argumentuar se SHBA-ja duhet të marrë kontrollin e Grenlandës për arsye të “sigurisë kombëtare”, duke paralajmëruar se përndryshe ishulli mund të merret nga Kina ose Rusia.

Në janar, von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, theksuan rëndësinë e integritetit territorial dhe sovranitetit, duke shprehur mbështetje të plotë për Danimarkën dhe popullin e Grenlandës. Në

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *