Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj nderimeve ushtarake për Ratko Mlladiqin, duke i cilësuar ato si akt të turpit të thellë moral dhe politik. Konjufca tha se nderimi i një krimineli të dënuar lufte, krimet e të cilit janë përshkruar nga një tribunal ndërkombëtar si “ndër më të tmerrshmet të njohura për njerëzimin”, përbën një akt të turpit të thellë moral dhe politik. “Nderimet ushtarake të bëra për Ratko Mlladiqin, së bashku me pjesëmarrjen e ministrave aktualë të qeverisë në homazhe, përbëjnë një akt të glorifikimit institucional të një personi të dënuar për gjenocid.
Kjo është zgjedhja që bëri sot Beogradi”, shkroi Konjufca në X. Konjufca tha se kjo zgjedhje flet edhe për një vazhdimësi më të thellë polit