Përplasen skenarët për LDK-në: Hoti propozon Shalën kryetar, Bajrami paralajmëron kandidaturën e saj po ashtu

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka paralajmëruar se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme të brendshme të LDK-së, duke bërë të qartë se nuk do ta pranonte kandidaturën për kryeministre nëse partia do të udhëhiqej nga dikush tjetër. Duke folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, të hënën Bajrami tha se, nëse situata në parti nuk ndryshon pozitivisht dhe gara do të jetë e hapur dhe fer, ajo do të jetë njëra prej kandidateve për drejtimin e LDK-së. “Nuk do të pranoja që të isha kandidate e LDK-së për kryeministre në qoftë se partinë do ta udhëhiqte dikush tjetër”, deklaroi Bajrami.

Ajo tha se zhvillimet aktuale politike nuk duhet të lidhen drejtpërdrejt me zgjedhjet e brendshme të LDK-së, të cilat sipas planifikimeve pritet të mbahen në shtator ose nëntor të vit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *