Disa persona që thonë se janë serbë dhe se po luftojnë në anën e Rusisë në Ukrainë janë shfaqur në disa video-incizime duke dërguar mesazhe kërcënuese për Kosovën dhe duke paralajmëruar se “së shpejti” do të vijnë nga fronti. Videot janë shpërndarë nga Bojan Kalakoviq, ndërsa në njërën prej tyre përmendet edhe Daut Haradinaj (David) nofka që e ka pasur në luftë gjatë vitit 1998-99. Në pamjet e publikuara shihen disa persona, ndërsa njëri prej tyre flet para kamerës dhe një tjetër prezantohet si rus.
Ata thonë se ndodhen në një zonë lufte. “Po përgatitemi për Kosovën e shenjtë, të shohim çfarë do të ndodhë kur të vijmë atje nga ky front. Siç thonë, gjithçka do të jetë Rusi, vetëm Kosova Serbi.
Na prisni, së shpejti po vijmë dhe atëherë do të shohim kush jeni ju e kush jemi ne”, dëgjohet duk