Veteranët e SAS-it trajnojnë rusët në kampe në Serbi dhe Bullgari për të luftuar në Ukrainë’ Lajme Gazeta Express 10/09/2026 7:09 Veteranë të forcave speciale perëndimore, përfshirë ish-pjesëtarë të SAS-it britanik, dyshohet se kanë trajnuar shtetas rusë në kampe private në Evropë, në kurse që përfshijnë aftësi të avancuara luftarake. Pretendimet dalin nga një memorandum i inteligjencës i siguruar nga The Telegraph, i cili sipas gazetës është përpiluar për Shërbimin Sekret Australian të Inteligjencës dhe është mbështetur në intervista me dy ish-pjesëtarë të forcave speciale australiane dhe një rezervist në shërbim aktiv. Gazetari i The Telegraph, Tony Diver, ka bërë të ditur se një vlerësim i përgatitur për agjencitë e inteligjencës të rrjetit Five Eyes ka konstatuar me “besim të lartë” se
Veteranët e SAS-it trajnojnë rusët në kampe në Serbi dhe Bullgari për të luftuar në Ukrainë’