Irani sulmon bazën amerikane në Jordani Lajme Gazeta Express 10/09/2026 7:08 Mediat amerikane raportuan se disa avionë ushtarakë të SHBA-së pësuan dëmtime gjatë një sulmi me raketa iraniane në bazën ajrore “Muwaffaq Salti” në Al-Azraq të Jordanisë. CBS News, duke cituar burime të mirëinformuara mbi situatën, raporton se rreth tetë avionë luftarakë amerikanë F-15 pësuan dëmtime të lehta në sulmin e ndodhur herët të mërkurën. Sipas informacioneve në dispozicion, të gjithë ata janë rikthyer në shërbim operacional.
Megjithatë, një avion sulmues A-10 Thunderbolt – i njohur me nofkën “Warthog” – pësoi dëmtime shumë më të rënda. Avioni u godit, duke humbur njërën prej krahëve të tij. Sulmi ndaj bazës në Jordani ishte pjesë e një vale më të gjerë goditjesh iraniane, të kryera si përgjigje ndaj vep