Apple ka prezantuar gjeneratën e re të orëve inteligjente, Watch Series 12 dhe Watch Ultra 4, duke sjellë çipin e ri S11, sensorë më të avancuar për matjen e rrahjeve të zemrës dhe një sistem të përmirësuar të monitorimit të shëndetit. Apple Watch Series 12 vjen në dy madhësi, 42 mm dhe 46 mm, ndërsa të dyja modelet e reja, së bashku me Ultra 4, janë të pajisura me çipin e ri S11, transmeton Telegrafi. Pajisjet kanë gjithashtu sensorë optikë dhe elektrikë të përmirësuar për matjen e rrahjeve të zemrës, si dhe një version të avancuar të Health Sensing System.
Apple pretendon se të dyja orët e reja ofrojnë matjen më të saktë të rrahjeve të zemrës në kategorinë e pajisjeve të veshshme. Kompania thotë se këtë rezultat e ka verifikuar përmes një studimi me më shumë se 1,000 pjesëmarrës, ku paji
Topics: #dhe #watch #apple