Ish-e dashura e Elon Musk: Më ofroi 40 milionë dollarë që të mos flisja për të

Ashley St. Clair, ish-partnerja e Elon Musk dhe nëna e njërit prej fëmijëve të tij, ka bërë pretendime të reja rreth marrëdhënies së tyre. Influencerja dhe shkrimtarja ka folur për miliarderin në kuadër të dokumentarit “Musk”, me regji të Alex Gibney, në të cilin ajo është një nga personat e intervistuar, shkruan People.

St. Clair pretendon se, para lindjes së djalit të tyre Romulus në vitin 2024, Musk i kishte dërguar një mesazh ku shprehej se dëshironte një “legjion fëmijësh para luftës civile”. Ajo është shprehur gjithashtu për postimet politike të Musk në platformën X, duke thënë se beson se mesazhet e tij mund të kenë pasoja serioze përtej rrjeteve sociale.

“Besoj se ai po nxit qëllimisht ndarjet, të cilat mund të jenë katastrofike nëse nuk rregullohen apo frenohen, ose nëse ne nuk bë

Topics: #musk #ish #elon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *