Në sezoni e kaluar luante ne La Liga, mesfushori kërkon punë në “Linkedin”: Jam lojtar i lirë Sport Gazeta Express 10/09/2026 7:16 Jeta në futboll mund të ndryshojë shumë shpejt dhe këtë e ka kuptuar më së miri mesfushori anglez Ovie Exharia. Mesfushori 28-vjeçar ka kaluar nga një sezon në La Liga, te kërkimi i punës në “Linkedin”. Lojtari në sezonin e kaluar ishte pjesë e Oviedo dhe luajti disa ndeshje në La Liga, por tashmë ka mbyllur kontratën me të dhe është i papunë, pasi nuk ka gjetur një sistemim të ri.
Kështu, 28-vjeçari nxori një njoftim në aplikacionin e njohur për të gjetur vende pune. “Ju lutem më dërgoni mesazh nëse njihni klub të interesuar për një lojtar që luan si 6, 8 apo 10”, shkruante futbollisti. Exharia në vitet e tij në Angli, para transferimit në Spanjë, ka luajtur p