Florin Lata E themi si lavd. Dhe, shpeshherë është. Por, te ne, “punët e mia” zakonisht mbarojnë te dera e shtëpisë.
Brenda asaj dere, bëjmë shumë. Punojmë, kursejmë, heqim dorë nga kënaqësitë tona dhe përpiqemi që familjes t’ia bëjmë jetën më të mirë. Prindi kosovar mundohet t’u krijojë fëmijëve mundësitë që vetë nuk i ka pasur.
Nëse mundet, ua paguan kurset, sportin, u ndihmon me banesë, pronë apo me një fillim më të lehtë në jetë. Por, a mbarojnë vërtet punët tona te dera? A janë vetëm shtëpia, puna, të ardhurat, prona dhe shkollimi i fëmijëve?
Apo, pjesë e tyre janë edhe shkolla ku ata do të mësojnë, spitali ku prindërit tanë mund të trajtohen, gjykata ku një ditë mund të kërkojmë drejtësi, ajri që thithim dhe shoqëria në të cilën do ta kalojmë jetën? Sado që të përpiqemi, nuk mund ta