Më 17 nëntor 1994, krahas vendimit për emërtimin e formacionit ushtarak si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, u hartua edhe komunikata e parë që do të publikohej në emër të saj. Sipas ish-komandatit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmetit, dokumenti ishte shkruar me një makinë të vjetër shkrimi, ndërsa mbante numrin 11, duke nënkuptuar edhe aksionet e armatosura të kryera deri atëherë. “Është komunikata numër 11, nëse nuk gaboj, gjoja se edhe shumë aksione të tjera janë kryer”, ka treguar Ahmeti në ciklin e emisioneve “Dosjet” në Debat Plus.
Sipas tij, komunikata u shpërnda nga Shkupi nga Abdylmexhit Karaga, në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Në të, UÇK-ja merrte përgjegjësinë për 11 aksione të armatosura, përfshirë sulmin e 9 nëntorit 1994 në Gllogovc ndaj Lutfi Ajazit, pjesëtar i Ministri