Aksident në Ferizaj, lëndohet një 7-vjeçar – shoferi ikën nga vendi i ngjarjes

Një fëmijë 7-vjeçar është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të dielën mbrëma në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj. Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Sipas tij, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor, ndërsa si pasojë lëndime trupore ka pësuar një fëmijë 7-vjeçar.

Fëmija ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksident nuk është ndalur në vendin e ngjarjes, por është larguar. “Më datën 06.09.2026, rreth orës 19:27, në rrugën ‘Sali Çeku’ në Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshirë kanë qenë një automjet dhe një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një fëmijë, i moshës 7-vjeç, i gjinisë mashkullore. I

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *