Juventusi mori një pikë krejt në fund në derbin ndaj AC Milanit, ku Federico Gatti shënoi me kokë. “Zonja e Vjetër” dominoi plotësisht në sfidën ku AC Milani krijoi vetëm një rast për të realizuar përmes Cisse. “SofaScore” si zakonisht ka vlerësuar paraqitjet e lojtarëve, ku Mike Maignan u shpall “Lojtari i ndeshjes” me notën 7.7, ndërsa te Juventusi më i dalluari ishte Gatti me 7.6.
Në anën tjetër, Edon Zhegrova që hyri në lojë në minutën e 89-të u vlerësua me 6.6, që është normale shkaku se kompletoi vetëm disa pasime, me ndeshjen që u fokusua në krahun tjetër, te Jeremia Boga. Randal Kolo Muani rezultoi të jetë më i dobëti me 5.8, si pasojë e shumë topave të humbur. Notat e lojtarëve : Juventus – AC Milan Live Score Ndërkohë, Juventusi njësoi si Milani kanë nga shtatë pikë në Seri