Apple ka prezantuar gjeneratën e re të kufjeve bazë AirPods 5, të cilat sjellin cilësi më të mirë të zërit, anulim më të fuqishëm të zhurmës dhe, çuditërisht, një çmim më të ulët në raport me specifikat që ofrojnë. AirPods 5 janë kufje jo-Pro, me dizajn open-ear, dhe vijnë në dy versione. Modeli i parë përfshin një kasë standarde me USB-C, ndërsa varianti më i avancuar vjen me kasë për karikim wireless dhe kontrolle me prekje në bishtin e kufjeve.
Për herë të parë, të dy modelet ofrojnë anulim aktiv të zhurmës (ANC). Apple pretendon se AirPods 5 kanë sistemin më të mirë të anulimit aktiv të zhurmës në treg për kufjet me dizajn open-ear. Sipas kompanisë, ANC i AirPods 5 redukton deri në 50 për qind më shumë zhurmë të jashtme krahasuar me gjeneratën paraardhëse, transmeton Telegrafi.
Edhe Tr