Liverpool përmbys Atleticon në Anfield, Iraola e nis me fitore aventurën në Champions Futboll Gazeta Express 09/09/2026 23:03 Andoni Iraola e ka nisur me fitore aventurën e tij të parë si trajner në Ligën e Kampionëve, pasi Liverpooli përmbysi Atlético Madridin dhe triumfoi 2-1 në “Anfield”. Me këtë rezultat, “The Reds” vazhdojnë rekordin e jashtëzakonshëm në ndeshjet hapëse të Kupës së Evropës apo Ligës së Kampionëve në shtëpi, ku tashmë numërojnë 11 fitore dhe dy barazime, pa asnjë humbje. Atlético godet i pari me Llorenten Ndeshja nisi me ritëm shumë të lartë para një numri rekord tifozësh në “Anfield”.
Vetëm pak sekonda pas fillimit, Alexander Isak provoi të rrezikonte, por goditja e tij përfundoi jashtë. Pas një çerek ore të hapur dhe me raste, Atlético Madridi arriti t’i befasojë ven