Fabrizio Romano i jep fund spekulimeve: Edon Zhegrova nuk kalon te Al-Ittihadi, do të qëndrojë te Juventusi

Sulmuesi Edon Zhegrova do ta ketë edhe një mundësi për ta dëshmuar vetën te Juventusi, pasi marrëveshja e mundshme për kalimin te Al-Ittihad është mbyllur plotësisht. Ylli i Kosovës ka qenë në vëmendjen e të gjithëve këtë verë, ngase u lidh vazhdimisht me një largim nga “Zonja e Vjetër”, sidomos këto ditët e fundit, kur Luciano Spalletti vendosi të mos e ftojë për Ligën e Evropës. Një kalim te gjiganti arab Al-Ittihad ishte përmendur si destinacion i mundur, megjithatë as ajo nuk do të realizohet, kështu së paku ka njoftuar eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, ka qenë klubi saudit që vendosi të mos vazhdojë me përpjekjet për ta blerë kosovarin, të cilin e kishin si opsion të tretë në listë. “Edon Zhegrova nuk do t’i bashkohet Al Ittihadit. Afati kalimtar në Arabinë Saud

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *