Shkollat ende pa ditarë, Elshani: Përgjegjësia i takon ekskluzivisht Ministrisë së Arsimit

Shkollat ende pa ditarë, Elshani: Përgjegjësia i takon ekskluzivisht Ministrisë së Arsimit Lajme Gazeta Express 07/09/2026 8:31 Viti i ri shkollor ka nisur, nxënësit janë kthyer në banka, por mësimdhënësit ende po përballen me mungesën e njërit prej mjeteve bazë të punës, ditarëve shkollorë. Në javën e parë të mësimit, orët, mungesat dhe të dhënat tjera, nuk kanë pasur se ku të evidentohen. Lidhur me këtë problematikë, në emisionin “Ora Shtatë”, drejtori i Arsimit në Prishtinë, Arianit Elshani ka deklaruar se të gjitha shkollat e kryeqytetit kanë mungesë të ditarëve.

“Jemi në pritje më shumë se një javë, këto gjëra do të duhej të përfundonin para 1 shtatorit, para se të fillonte procesi mësimor, dhe jemi në pritje, pra është një papërgjegjësi në raport me këto materiale”, u shpreh Elshani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *