Në Kaçanik ka nisur aktiviteti “Ora e Pritjes”, një nismë e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, e cila po numëron mbrapa drejt 16 shtatorit, në pritje të vendimit për rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Aktiviteti është zhvilluar në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut dhe është ndjekur nga përfaqësues të platformës “Liria Ka Emër”, në mesin e tyre Eliza Hoxha, kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, përfaqësues politikë, veteranë të luftës, aktivistë dhe qytetarë. Gjatë aktivitetit u përcoll mesazhi për drejtësi dhe liri për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa nga Kaçaniku u bë thirrje për mbështetje të tyre dhe për kthimin e tyre në Kosovë.
Nisma “Ora e Pritjes” është pjesë e aktiviteteve të platformës