Përplasja mes FIFA-s dhe UEFA-s ka marrë një tjetër kthesë, pasi institucioni botëror i futbollit e ka akuzuar UEFA-n për një “fushatë shpifëse” kundër presidentit Gianni Infantino dhe drejtuesve të FIFA-s. Në qendër të konfliktit është projekti i braktisur FIFA Forward Enterprise (FFE), përmes të cilit FIFA kishte planifikuar të shiste 20 për qind të një kompanie të re komerciale te investitorë privatë. UEFA kishte kërkuar nga një gjykatë në SHBA qasje në dokumente të FIFA-s, si pjesë e përgatitjeve për pretendime të mundshme ligjore në Zvicër.
Organizata evropiane e ka akuzuar Infantinon për “keqmenaxhim kriminal” dhe ka pretenduar se projekti ishte bazuar në një vlerësim jo të drejtë të aseteve të FIFA-s. FIFA i ka kundërshtuar këto akuza, duke argumentuar se FFE ishte vetëm një propozi