Barcelona shpreson ta ulë ndjeshëm faturën e pagave gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, çka do ta lehtësonte regjistrimin e përforcimeve të reja. Marc-Andre Ter Stegen dhe Robert Lewandowski, dy nga lojtarët me pagat më të larta në klub, pritet me shumë gjasë të largohen, ndërsa një tjetër emër që mund të largohet është edhe Ansu Fati. Barcelona synon ta mbyllë më në fund çështjen e Fatit këtë verë, pasi nuk ka arritur ta shesë në tre vitet e fundit.
Aktualisht ai është i huazuar te Monaco, e cila ka shprehur interes për ta transferuar përfundimisht, megjithatë një marrëveshje nuk është aspak e sigurt dhe procesi mbetet i ndërlikuar. Monaco ka një opsion blerjeje prej 11 milionë eurosh në marrëveshjen me Barcelonën, por interesant është fakti se babai i Fatit, Bori Fati, ka deklaruar se r