Kompania “Electro Plus” ka hapur fabrikën për prodhimin e transformatorëve elektrikë në Zubin Potok, aktivitet të cilin më parë e zhvillonte në Vushtrri me kapacitet më të vogël. Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, bëri të ditur se në lokacionin e ri, përveç prodhimit, do të kryhen edhe testimi dhe certifikimi i transformatorëve përmes teknologjisë së avancuar. Sipas saj, hapja e fabrikës përbën një mundësi për zhvillimin ekonomik të kësaj zone, ndërsa shumica e punëtorëve pritet të jenë banorë lokalë.
Kusari-Lila tha se pas forcimit të rendit dhe ligjit, sigurisë dhe pranisë institucionale të Republikës së Kosovës, hapi i radhës është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Ajo vlerësoi se punësimi i banorëve lokalë është një nga mënyrat për integrimin e tyre në jetën shoqërore dhe ekonom