Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën ekskluzive për emisionin “Top Story” nga Haga, ka folur për Samitin e NATO-s që do të mbahet në Tiranë, raportet me kryeministrin shqiptar Edi Rama, themelimin e Gjykatës Speciale dhe procesin gjyqësor ndaj tij. Thaçi e ka cilësuar organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë si një prej momenteve më të rëndësishme në historinë politike të Shqipërisë, duke shprehur shpresën që të gjendet një mundësi për pjesëmarrjen e Kosovës në margjinat e tij. “Konfirmimi për organizimin e samitit të NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, krahas anëtarësimit të saj në NATO, është pika kulminante e historisë politike të Shqipërisë.
Paraqet besimin e perëndimorëve për progresin euro-atlantik të saj. Ky fakt duhet të bëjë të ndihet mirë çdo shqiptar”, ka dekla