Shtatë persona janë arrestuar pasi katër burra u plagosën, njëri prej tyre në gjendje kritike, gjatë një përleshjeje me thika në një rrugë të frekuentuar në juglindje të Londrës. Shërbimet emergjente u thirrën pak pas orës 14:00 të së enjtes, pas raportimeve për një përleshje në Bromley High Street, transmeton Telegrafi. Sipas policisë metropolitane të Londrës, një nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike, ndërsa tre të tjerët po marrin trajtim për plagë që nuk rrezikojnë jetën.
Pas incidentit, efektivë të forenzikës dhe një fotograf i vendit të krimit u panë duke mbledhur prova brenda dhe jashtë një restoranti KFC në High Street, ndërsa në dysheme ishin vendosur shenja për identifikimin e provave. Një zëdhënës i Scotland Yard tha se rreth orës 14:15, më 10 shtator, policia u njoftua p