Një situatë e pazakontë ka ndodhur te Fenerbahçe pas barazimit 1-1 ndaj Romës në Ligën e Kampionëve, me trajnerin Ismail Kartal që njoftoi papritur dorëheqjen, por që u refuzua menjëherë nga presidenti i klubit, Aziz Yildirim. Kartal e bëri të ditur vendimin në konferencën për shtyp pas ndeshjes, duke thënë se kishte dhënë dorëheqjen me qëllimin për t’i hapur rrugë klubit dhe se nuk kishte ndërmend të kthehej më në këtë detyrë. Deklarata e tij i befasoi të gjithë të pranishmit.
Megjithatë, vetëm pak minuta më vonë, presidenti Aziz Yildirim doli para mediave dhe bëri të qartë se dorëheqja nuk pranohej. Sipas tij, arsyeja kryesore e vendimit të Kartalit ishte incidenti gjatë ndeshjes, kur një tifoz i hodhi një shishe uji në drejtim të trajnerit. “Sonte dikush i hodhi një shishe uji në kokë
Topics: #presidenti #nuk #pas