Imami në Londër akuzohet për përdhunimin e vajzave 12-vjeçare, dënohet me burg përjetë Lajme Gazeta Express 15/05/2026 9:43 “Aria” ishte 13 vjeçe kur u sulmua seksualisht nga imami Abdul Halim Khan, i cili i tha se po e “shëronte”. Khan, i cili ishte imam në një xhami në Londrën lindore , u thoshte vajzave të reja dhe prindërve të tyre se kishin nevojë për “shërim nga shpirtrat e këqij”. Pasi abuzonte seksualisht me to, ai i paralajmëronte viktimat e tij se nëse i tregonin dikujt për abuzimin, “shërimi” do të anulohej, ato do të mallkoheshin ose ai do t’i dëmtonte ato dhe familjet e tyre me magji të zezë.
“Unë me të vërtetë besoja se ai kishte fuqi mbinatyrore”, tha Aria (jo emri i saj i vërtetë) për BBC-në. Sipas dokumenteve të gjykatës që çuan në dënimin e tij me burgim të përjetshëm me