Muharremi: Lushtaku dje ia ka bërë dhuratën më të mirë Kurtit për zgjedhjet e 7 qershorit Lajme Gazeta Express 15/05/2026 9:45 Analisti Shenoll Muharremi, ka reaguar lidhur me incidentin që ndodhi të enjten në Skenderaj. Muharremi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Sami Lushtaku bëri një gabim trashanik kur e sulmoi fizikisht zyrtarin e LVV-së në Skenderaj, por shtoi se LVV-ja ka punuar me vite për të provokuar një situatë të tillë. Sipas Muharremit, tashmë kjo do të behët edhe temë kryesore e zgjedhjeve.
“Sami Lushtaku dje i ka bërë dhuratën më të mirë të mundshme Albin Kurtit për zgjedhjet e 7 qershorit. E tash ky i fundit e instrumentalizon jo vetëm Policinë Speciale, por krejt çka ka në dispozicion për ma i arritë qëllimet elektorale”, ka sh