Jose Mourinho detyrohet ta bëjë ndryshimin e madh: Alexander-Arnold do të luajë në mesfushë ndaj Interit

Real Madridi pritet të bëjë një ndryshim të madh taktik në debutimin e sezonit të ri në Ligën e Kampionëve ndaj Interit. Sipas informacioneve të Alberto Pereiros, stafi teknik i klubit po planifikon të përdorë një dyshe të pazakontë në mesfushë, me Trent Alexander-Arnold dhe Fede Valverden që pritet të luajnë si pivot i dyfishtë. Ky variant taktik vjen si një zgjidhje emergjente për shkak të mungesave që Reali ka në atë repart.

Ideja është që Alexander-Arnold të zhvendoset në një pozicion më të centralizuar, ku mund të shfrytëzojë vizionin e tij të lojës dhe aftësinë për ta kontrolluar ritmin e ndeshjes nga një pozicion më i thellë. Në krahun tjetër, Valverde pritet të ketë një rol më të madh në aspektin fizik, duke mbuluar hapësirat dhe duke i dhënë ekuilibër mesfushës së skuadrës madrile

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *