Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin për kanosje të kryeministrit, Albin Kurti. Policia njofton se i dyshuari është arrestuar të martën, më 2 shtator. “Prishtinë 02.09.2026.
Njësitet policore në koordinim me PSRK-në, pasi kanë identifikuar dhe lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit mashkull kosovar, të njëjtin e kanë arrestuar për shkak se përmes rrjetit social ka kanosur kryeministrin”, thuhet në raport. Po ashtu i dyshuari, para se të arrestohet, ka kanosur edhe zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/ Kronika e Zezë Lajme
Topics: #dyshuari #arrestuar #kanosi