Telegrafi prej javësh ka raportuar për dy çështje që lidhen me shqetësimet e qytetarëve e që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore: funksionalizimin e rrugës deri në Çakorr e hapjen e një pike kufitare, si dhe rrëshqitjet e dheut e bllokimin e korsive në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lidhur me këto tema, pyetje janë drejtuar në Ministrinë e Infrastrukturës, të udhëhequr nga ministri në detyrë, Dimal Basha. Ministria ka heshtur për çështjen e Çakorrit dhe hapjen e pikës kufitare, ndërkaq ka thyer përgjigje për rrëshqitjen e dheut dhe bllokimin e korsive në autostradë.
Protesta në Çakorr përmes fotografive Çakorri, protestë për rrugën dhe pikën kufitare Çështja e Çakorrit u rikthye fuqishëm në opinion në prag të protestës së paralajmëruar më 25 prill, e organizuar nga banorë dhe aktivistë